Besoni ose jo, çifti Beckham ka 17 vite martesë – foto ndër vite

PUBLIKUAR

Është një nga çiftet më të famshëm në botën e shoubizit. Victoria dhe David Beckham kanë shënuar 17-vjetorin e martesës së tyre dhe këtë gjë e kanë festuar përmes disa postimeve emocionuese në rrjetet sociale.

Çifti i dashuruar, i cili është martuar në Irlandë, ka publikuar disa fotografi të bëra gjatë ceremonisë së tyre martesore, duke treguar se ende vazhdojnë të jenë të dashuruar si ditën e parë, transmeton TCH.

“17 vite më parë u martuam… Unë jam djalë me fat që kam takuar dikë që dëshiron të njëjtat gjëra si mua në jetë. Kemi katër fëmijë së bashku dhe unë nuk do dëshiroja një nënë më të dashur dhe më të kujdesshme për ta… Gëzuar përvjetorin, të dua”, ka shkruar bashkangjitur një postimi futbollisti.

Ndërkohë këngëtarja e shndërruar në dizjanere shkruan: “Ndihem kaq shumë e dashuruar dhe e bekuar. Shoku im më i mirë, dashuria ime. Burri që më frymëzon çdo ditë. Gëzuar përvjetorin bashkëshortit dhe babait më të mirë në botë”.

beck1beck2beck3beck4beck5beck7

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...