Vrasësi i Almirit i shfaqte krimet e tij në rrjetet sociale (FOTO)

PUBLIKUAR

Tërbimi i Boban Ilik ka rrënjë tek nacionalizmi i shfrenuar i Maqedonasve për shqiparët e Maqedonisë. Vrasja e Almirit 4-vjeçar nga Boban Ilik ishte vetëm pasqyra reale e gjendjes aktuale në Maqedoni.

Ngjarjet tjera që e vërtetojnë këtë janë: mos informimi i mediave në maqedonisht për rastin dhe mungesa e reagimeve nga institucionet dhe subjektet maqedonase për vrasjen makabre.

“Telegrafi” në Maqedoni ka publikuar dy shembuj ku Boban Ilik kishte treguar krenari pasi kishte kryer vepra penale.

I kishte bërë krimet, e kur publikoheshin veprat e tij si lajme nëpër portale ai i shpërndante dhe ishte i lumtur, e shpesh edhe komentonte.”Për këtë rrihet edhe në burg” komentonte Ilik për veprën e tij ”Padi për vozitësin që e lëndoi policin” shkruan ai me shumë zbavitje.”Kanë filluar të më nxjerrin edhe nëpër lajme” shkruante mbi lajmin ”Shoferi i dehur e ka ofenduar policin”.

Teksa Ilik është në paraburgim 30 ditë, Almiri u varros të shtunën e familja kërkon dënim maksimal për vrasësin.

SHIKO MË SHUMË

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...