Ky është tanku që synon të shmangë radarët (Foto)

PUBLIKUAR

Tanku me një pamje që duket sikur vjen nga e ardhmja, synon të shmangë radarë, rrezet infra të kuqe e sisteme të tjera zbulimi.

Rrezet infra të kuqe janë metoda më e zakonshme që përdoret sot për të diktuar tanket, dhe kompania polake OBRUM premton t’i shmangë nëpërmjet një veshjeje me temperaturë të kontrolluar. Tanku i tyre quhet PL-01 dhe ata shpresojnë ta vënë në shërbim për vendin e tyre në vitin 2018 dhe ta eksportojnë në vitin 2020.

Polakët e OBRUM kanë bashkëpunuar me kompaninë britanike BAE Systems, të cilët kanë krijuar modelin prototip CV-90/120-T, gjithashtu me synim shmangien e radarëve. Ndikimi i PL-01 nga modeli CV-90/120-T i BAE duket qartë në fotot 5-8, transmeton tch.

Tanku PL-01 është sipas të gjitha standardeve të NATO-s, peshon 35 tonë, ka motor me 940 kuaj fuqi dhe mund të funksionojë pa u ndalur për 500 kilometra në rrugë të shtruar, me shpejtësi maksimale nga 50 km/orë në terren të ashpër e deri në 70 km/orë në  asfalt.

Tanku 2

Tanku 3

Tanku 4

Tanku 5

Tanku 6

Tanku 7

Tanku 8

SHIKO MË SHUMË

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...