Merkel ende sheh persektivë europiane për Ballkanin Perëndimor

PUBLIKUAR

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka folur për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor pas referendumit në Mbretërinë për dalje nga Bashkimi Europian. Merkel, dy ditë para Samitit të Parisit, në një bisedë me një politolog gjerman ka thënë se ende sheh perspektivë europiane për rajonin.

“Po e shoh perspektivën europiane” ka thënë Merkel. “Por kjo ndodh në shpejtësi të ndryshme. Kroacia dhe Sllovenia tashmë janë anëtare, të tjerët tani janë duke i zhvilluar negociatat për anëtarësim – Bosnja dhe Hercegovina ka plikuar për anëtarësim. Këto hapa janë gjithmonë të lidhura me pritje që i kemi- cka duhet të përmirësohet në qeverisje dhe çështje që kanë të bëjnë me ligjin dhe tema tjera” ka thën ajo, shkruan Gazeta Express.

Ajo më pas ka folur për suksese të procesit të Berlinit duke përmendur takimet në Berlin dy vite më parë ku kanë marrë pjesë kryeministrat e rajonit, përfshirë atë të Kosovës dhe Serbisë, ku kanë folur për projekte të ndryshme.Ajo ka përmendur planet për hekurudhat dhe autostradat. Merkel ka përmendur edhe bashkëpunimin e të rinjëve duke përmendur edhe nënshkrimin e një projekti.//Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Lladrovci për Halil Thaçin e Prebrezen: Me qejf a pa qejf kanë me u ulë me neve për u marrë vesh për çështjen e...

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrvoci, pas takimit me të parin e Prishtinës dhe atë...

Rama: Kompanitë e pastrimit të krijohen në bazë të komunave, kështu secila do të ishte përgjegjëse për zonat e veta

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, pas takimit me kryetarin e Drenasit dhe atë të...

Gjilan: Gjenden armë, granata dhe mjete të tjera të dyshimta gjatë punimeve në rrugë

Gjatë ditës së djeshme, në Gjilan janë gjetur disa mjete të dyshuara të pashpërthyera...