Grabitja në Rinas, drejtuesi i mjetit dyshohet se ka qenë punonjës i aeroportit

PUBLIKUAR

Drejtuesi i mjetit të grabitësve të 1 milionë eurove në Aeroportin e Rinasit është ose ka qenë punonjës i aeroportit, kjo është pista që dyshon dhe po heton grupi hetimor.

Këto dyshime kanë lindur pas analizimit të kamerave të sigurisë dhe lëvizjeve të mjetit. Mjeti i grabitësve ka përshkruar një itinerar që shumë veç personelit të aeroportit ka shumë pak të ngjarë ta dinë të tjerë, raporton “Panorama”.

Për këtë arsye, Prokuroria ka kërkuar nga TIA një listë të punonjësve që atë ditë kanë qenë pushim, dhe listë të ish-punonjësve.

Po kështu, janë marrë në pyetje edhe shumë banorë të zonës për ngjarjen, nëse kanë evidentuar ndonjë gjë të pazakontë para se të ndodhte grabitja.

Ndërkohë në përfundim të seancës së sotme prokuroria ka dhënë masën arrest me burg për 5 të pandehurit.

SHIKO MË SHUMË

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...