Ahmeti uron qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajramit

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti ka uruar të gjithë besimtarët me rastin e festës së Fitër Bajramit. Lusim Zotin që kjo festë e shënuar të jetë ditë e përforcimit të zemrave tona ndaj besimit, sakrificës dhe tolerancës, e të na shërbejë kjo festë si ri-thirrje që paqja, qetësia e toleranca të mbretëroje kudo në botë.

“Të dashur besimtarë të fesë islame kudo që ndodheni në emër të Komunës të Lipjanit dhe në emrin tim personal ju uroj festen e Fitër Bajramit.
Lusim Zotin që kjo festë e shënuar të jetë ditë e përforcimit të zemrave tona ndaj besimit, sakrificës dhe tolerancës, e të na shërbejë kjo festë si ri-thirrje që paqja, qetësia e toleranca të mbretëroje kudo në botë.
Uroj që në këtë ditë të shenjtë të harmonizohen vlerat e solidaritetit, dashurisë, respektit e tolerancës së ndërsjellët, të shtojmë dashurinë për njëri tjetrin e jo urrejtjen, të ndihmojmë e jo të pengojmë, të jemi solidar e jo egoist, të duam e përkrahim njëri tjetrin pa inate e xhelozi por me mirësi e respekt.
Dhashtë Zoti të mbizotërojnë vlerat pozitive përherë ndër ne. Urime“, thuhet në urim nga Ahmeti, transmeton LipjaniNews.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...