Mbyllet tregu i kafshëve në Lipjan (Dokument)

PUBLIKUAR

Për shkak të paraqitjes së sëmundjes së ashtuquajtur Gungore e Lëkurës (SGL) që cilësohet si sëmundje e një rëndësie të lartë socio-ekonomike sepse mund të preken me shume se 50 % e fermave blegtorale, ngordhshmëria tek kafshët e prekura mundë të arrijë deri 10%.

“Drejtoria për Bujqësi ,Pylltari dhe Zhvillim Rural, njofton qytetarët, Fermerët e Komunës së Lipjanit , se të hënën më :04.07.2016 ,mbyllet tregu i kafshëve , për arsye të rasteve të dyshimta të sëmundjes Gungore të lëkurës”, transmeton LipjaniNews.com

“Ky njoftim vjen si rezultat i Vendimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës , ku obligon Autoritetet Komunale në tërë territorin e Kosovës , të mbyllin , dhe ndalojnë së funksionuari tregjet e kafshëve”. thuhet në njoftim.

Përndryshe, kjo sëmundje nuk bartet tek njerëzit por mund të shkaktojë dëme në ekonominë blegtorale. Përveç që mund të vije te ngordhja e kafshëve, kemi edhe reduktim të prodhimtarisë së qumështit, ulje të fertilitetit, si dhe dëmtim i përhershëm i lëkurës së kafshëve./LipjaniNews.com/

 
sss

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

ssd

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...