Komuna e Lipjanit renditet “Top Komuna” edhe nga UNDP

PUBLIKUAR

Sipas raportit Mozaiku i Kosoves i publikuar nga UNDP, USAID dhe MAPL niveli i kënaqshmërisë së qytetarëve me punën e Kryetarit të Komunës Imri Ahmeti eshte 93.5 %; perderisa, mesataraja e kënaqshmerisë së qytetarëve me punën e kryetarëve të Komunave të Kosovës është 54.1%, njofton Komuna.
“Po ashtu, sipas këtij raporti, Komuna e Lipjanit ka ngritje të lartë të besueshmërisë së qytetarëve ndaj punës së Komunës në disa fusha në vitet e fundit”.


“Raporti MOZAIKU i KOSOVËS dhe Platforma Vizuale në Internet u prezentuan sot nga UNDP në ambientet e Hotel Sirius. Ky raport ka bërë matjen e kënaqshmerisë së qytetarëve me punën e qeverisjes komunale në 27 fusha. Në shumicën e fushave Komuna e Lipjanit renditet ndër të parat në nivel vendi”, përfundon njoftimi./LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...