Dy të arrestuar në Lipjan për vjedhje në Xhaminë e “Lagjes së Trimave” në Prizren

PUBLIKUAR

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi një vit më parë kishin vjedhur rreth 400 euro, para të besimtarëve në Xhaminë e “Lagjes së Trimave”, në Prizren.

Sipas një komunikate nga Policia Kosovës, dje është arritur të identifikohen dhe arrestohen dy të dyshuar nga Lipjani me mbiemër Maliqi dhe Vishesella.

“Me datën 27 korrik të vitit të kaluar, të dyshuar të panjohur deri më sot, gjatë orëve të natës, pasi i kishin prerë kabllot e kamerave incizuese në Xhaminë e “Lagjes së Trimave”, kishin thyer dyer e kasaforta të metalta dhe kishin vjedhur rreth 400 euro para të besimtarëve. Në atë kohë policia kishte kryer të gjitha procedurat e këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe kishte filluar me hetimin e rastit. Ndërkaq dje është arritur të identifikohen dhe arrestohen dy të dyshuar nga Lipjani me mbiemër Maliqi dhe Vishesella. Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Gjatë intervistës është kuptuar në detale se si ka ndodhur vjedhja nga objekti fetar. Për rrjedhën e hetimit është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit policor”, thuhet në komunikatë./LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...