OJQ POLIS: Kemi një praktikë që rritë transparencën qeverisëse në Lipjan

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Organizta joqeveritare POLIS në Lipjan e ka bërë me dije edhe një herë të gjitha palëve relavante me të cilat tashmë ka bashkëpunim për të përmirësuar qeverisjen lokale në Lipjan, Shtime dhe më gjerë, se është e përkushtuar fuqishëm në përmirësimin e  qevrisjes lokale, duke rritur rolin e qytetarit në vendimmarrje dhe gjithnjë duke ruajtur synimin strategjik për veprim në mënyrë të pavarur dhe të paanëshëm.

OJQ POLIS përmes një komunikate ka thënë se në bazë të një marrëveshjeje POLIS, është pjesë e të gjitha palëve jashtë institucionale, (OSBE, KFOR, OJQ dhe Media) që pajiset me kohë me materialin për seancat e Kuvendit. Natyrisht, për të qenë pjesë e këtij bashkëpunimi, POLIS dhe Kuvendi Komunal janë pajtuar që do të rrespektohet në përpikmëri çdo nen i Rregullores së Punës së Kuvendit Komunal. Deri më tani POLIS i është përmbajtur kësaj rregulle në Lipjan dhe Shtime.

Komunikata e plotë nga OJQ POLIS:

Duke u bazuar në zhvillimet e ndodhura në Seancën e rregullt të Kuvendit Komunal të Lipjanit të mbajtur me datë 29 Qershor 2016 POLIS lëshon këtë komunikatë për media dhe për publikun e gjerë. POLIS dëshiron të i bëjë me dije edhe një herë gjithë palëve relavante me të cilat tashmë ka bashkëpunim për të e përmirësuar qeverisjen lokale në Lipjan, Shtime dhe më gjerë, se POLIS është e përkushtuar fuqishëm në përmirësimin e qevrisjes lokale, duke rritur rolin e qytetarit në vendimmarrje dhe gjithënjë duke ruajtur synimin strategjik për veprim në mënyrë të pavarur dhe të paanëshëm.

POLIS ka një Memorandum Partneriteti me Kuvendin Komunal Lipjanit dhe të Shtimes për të mundësuarnjë përfshirje qytetare dhe angazhim të përbashkët në forcimin e qeverisjes lokale, duke rritur transparencën dhe duke nxjerrur politika lokale në konsultim me publikun dhe shoqërinë civile. Këtë Memorandum e kanë firmosur të gjitha grupet politike nga pozita dhe opozita për të bashkëvepruar në të mirë të qeverisjes lokale.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje POLIS, është pjesë e të gjitha palëve jashtë institucionale, (OSBE, KFOR, OJQ dhe Media) që pajiset me kohë me materialin për seancat e Kuvendit. Natyrisht, për të qenë pjesë e këtij bashkëpunimi, POLIS dhe Kuvendi Komunal janë pajtuar që do të rrespektohet në përpikmëri çdo nen i Rregullores së Punës së Kuvendit Komunal. Deri më tani POLIS i është përmbajtur kësaj rregulle në Lipjan dhe Shtime.

POLIS është për rritje të transparencës së autoriteteve lokale ndaj publikut dhe OSHC-ve, sepse kështu rrisin besimin qytetarë dhe përmirësojnë qeverisjen. Prandaj, edhe ne si organizata të shoqërisë civile duhet të kontribuojmë në rritje të kësaj transparence. Madje POLIS ka për synim që të ngritë kapacitetet dhe të edukoj të gjitha organizatat lokale ekzistuese dhe të reja për mënyrat e përfshirjes dhe ndikimit për rritje të transparencës së komunës. Gjithënjë, duke rrespektuar rregullat që vlejnë për të gjithë, në të kundërtën secila organizatë që shkelë këto rregulla duhet të marrë përgjegjësinë vetë.

POLIS për programin për Qeverisje Lokale DemoPOLIS mbështetet nga Programi Promovomi i Shoqërisë Demokratike i Zyrës Zvicërrane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K), ku qëllimi është që përveç mbikëqyrjes të sigurojmë edhe partneritet shoqëri civile – autoritete lokale. Falë kësaj mbështetjeje

POLIS siguron qëndrueshmëri financiare dhe pavarësi dhe paanëshmëri të plotë nga ndërhyrjet politike nga palët tjera partnere. Partneriteti shoqëri civile – autoritete lokale është edhe objektivë strategjike për përmirësimin e qeverisjes lokale sipas Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale në Kosovë 2016 – 2026.

POLIS ka fatin e mirë që këtë bashkëpunim të e forcoj me mbështetje të jashtme dhe jo nga fondet komunale, sikur bëjnë shumë organizata lokale, spese në këtë mënyrë nuk mund të ket pavarësi veprimi dhe paanëshmëri në qëndrime dhe krijohen organizata të tipit GONGO (shkurtesë nga anglishtja për Organizata JoQeveritare të Organizuara nga Qeveria). Të paktën këso lloj organizatash kemi parë edhe në Lipjan në të kaluarën të cilat në emër të monitorimit të komunës marrin fonde nga komuna.

“Ky program është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)”

POLIS është shumë krenare që falë këtij bashkëpunimi shoqëri civile – autritete lokale të Lipjanit, nga seanca e fundit e Kuvendit të Komunës, kemi një praktikë që rritë transparencën qeverisëse. Si rezultat i përfshirjes së POLIS në hartimin e Strategjisë për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, sot të gjitha seancat e Kuvendit gjenden në kanalin YouTube tw Komunws. Për ne, kjo është një dëshmi dhe një tregim suksesi se bashkëpunimi mund të sjellë rezultate, pavarësisht se në vazhdimësi do të ket persona (ose OSHC) që asnjëherë nuk do të i duartrokasin zhvillimet pozitive, vetëm pse nuk vijnë nga ata ose nga tabori politik i tyre.  /LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

Sulmohet seksualisht një femër në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar seksualisht...

Regjistrimi i popullsisë në Lipjan, deri tani janë regjistruar mbi 51 mijë qytetarë

Nënkryetari Komunes së Lipjanit Diamant Bytyqi ka thënë se procesi i regjistrimit po shkon...