Komuna e Lipjanit prezanton në panairin “Java e Komunave”

PUBLIKUAR

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) me rastin e 15-të vjetorit të themelimit, gjatë ditës së sotme në Sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë ka organizuar Panairin tre ditor “Java e Komunave”, ku janë ekspozuar nga të gjitha komunat e Kosovës, prodhimet e veta lokale duke përfshirë broshura, plane zhvillimore, fletushka të ndryshme komunale etj.
Në këtë panair ka marrë pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Sefer Tasholli i shoqëuar nga Drejtori për Ekonomi dhe Zhvillim dhe ai i Kulturës Rinisë dhe Sportit.
Komuna e Lipjanit në këtë panair ka prezantuar planet zhvillimore, broshura të ndryshme si dhe disa firma private nga Lipjani kanë prezantuar produktet e tyre.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...