Anulohen dy fluturime nga Prishtina për në Stamboll

PUBLIKUAR

Driton Gjonbalaj – Drejtori i Aviacionit Civil në aeroportin e Prishtinës, ka konfirmuar se një nga dy fluturimet e planifikuara për në terminalin e Aeroportit Ataturk, është anuluar.

‘’Për në aeroportin Ataturk në Stamboll kishim të planifikuara dy fluturime nga Turkish Airlines. Fluturimi i parë i cili pritej të ateronte në Prishtinë rreth orës 08:30 në mëngjes është anuluar për shkak të sulmeve të mbrëmshme por fluturimi i dytë i cili është planifikuar për në mbrëmje ende mbetet në funksion’’, tha Gjonbalaj, për KlanKosova.tv

Anulimi i fluturimit Prishtinë-Stamboll erdhi pas shpërthimeve të njëpasnjëshme terroriste që ndodhën në mbrëmjen e së martës në Aeroportin Ataturk në Stamboll, ku mbetën të vrarë të paktën 36 persona dhe qindra të tjerë të plagosur, disa prej tyre ende në gjendje të rëndë shëndetësore, njofton Klan Kosova.Drejtori i Aviacionit Civil në aeroportin e Prishtinës bëri me dije gjithashtu se të gjitha fluturimet e planifikuara nga Aeroporti ‘’Adem Jashari’’ për në aeroportet e  tjera të Turqisë pos atij të Stambollit janë në funksion dhe asnjë sish nuk është anuluar përveç në mëngjesin e së mërkurës ku tha se përshkak të sulmeve u anulua fluturimi në aeroportin Ataturk në Turqi.

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...