Hoxhaj takoi ambasadorin austriak, në agjendë – koordinimi për organizatat ndërkombëtare

PUBLIKUAR

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler.

“Ministri Hoxhaj dhe ambasadori Pfandler kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fusha të interesit të përbashkët si dhe për koordinimin ndërshtetëror për aplikimin dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata multilaterale.

Hoxhaj e ka falënderuar ambasadorin Pfandler për mbështetjen e Austrisë për shtetndërtimin e Kosovës, për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar si dhe për përkrahjen e vazhdueshme që shteti austriak po ia ofron Republikës së Kosovës në proceset integruese evropiane”, thuhet në njoftimin për media.

Hoxhaj gjithashtu ka shprehur gatishmërinë e shtetit të Kosovës për të mirëpritur investimet e huaja në vend dhe me këtë rast ka përmendur edhe konferencën e përbashkët të Odës Ekonomike të Kosovës dhe asaj të Vjenës me biznesmen austriakë.

Duke e vlerësuar të suksesshëm organizimin e kësaj konference, ministri Hoxhaj ka theksuar se Kosova dhe Austria do të vazhdojnë të bashkëpunojnë edhe më tej në fushën e ekonomisë.

Nga ana tjetër, ambasadori Phandler, ka vlerësuar lartë marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve, si dhe ka konfirmuar përkushtimin e Austrisë për të vazhduar bashkëpunimin bilateral dhe e ka falënderuar ministrin Hoxhaj për përkushtimin e tij në këtë drejtim.

SHIKO MË SHUMË

Vdes në QKUK një person, ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore

Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi aty ishte...

Kurti takohet me ministrin francez në Mal të Zi: Mbështetja e Francës e rëndësishme për anëtarësim në KiE dhe BE

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Deleguar për Europën të Francës, Benjamin...

Gani Geci dërgohet në Spitalin e Pejës, reagon familja e tij: Vlerësojmë kujdesin dhe profesionalizmin e të gjithëve

Familja Geci, ka reaguar për gjendjen shëndetësore të Gani Gecit, pasi i njëjti është...