Këto janë shprehitë që po ua përgjysmojnë jetëgjatësinë!

PUBLIKUAR

Dëshironi të keni një jetë të gjatë, të lumtur dhe të shëndetshme? Atëherë duhet t’i hiqni qafe disa nga shprehitë tuaja të preferuara.

Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë

Qoftë nëse jeni duke u ulur para kompjuterit në punë apo para televizorit në shtëpi, kjo shprehi mund t’ju kushtojë shumë. Kjo sepse shumë studime kanë treguar që qëndrimi ulur e shkurton jetëgjatësinë dhe është i dëmshëm për shëndetin e përgjithshëm, transmeton Telegrafi.

Ushtrimet e vazhdueshme fizike

Nëse mendoni se kalimi i shumicës së ditës duke bërë ushtrime fizike është ide e mirë, atëherë mendohuni prapë. Kryerja e më shumë ushtrimeve fizike sesa që është e nevojshme mund të sjell dëme në zemrën tuaj dhe t’ju shkaktoj shumë sëmundje të cilat ju bëjnë më të prirë për të vdekur.

Mungesa e jetës shoqërore

Komunikimi i vazhdueshëm me familjen dhe shoqërinë ndihmon në luftimin e stresit. Të qenit i rrethuar nga njerëz që ju duan, kujdesen dhe bëjnë të ndjeheni i dashur dhe lumtur, është diçka që me të vërtetë e zgjatë jetëgjatësinë.

Konsumimi i ushqimit të dëmshëm

Ushqimi i dëmshëm, ndër të hynë edhe ushqimi i shpejtë, mund të jetë rrezik i vërtetë për shëndetin, pasi që janë të mbushura me yndyrë, sodium dhe përbërës tjerë që sigurojnë dëmtimin e shëndetit.

Mungesa e seksit

Ekspertët thonë se përqindja e vdekjes së atyre që nuk bënin seks ishte rreth 50 për qind më e lartë sesa e atyre që vazhdimisht përjetonin orgazma… Prandaj, nëse dëshironi jetë më të gjatë dhe të lumtur, përvishuni punës në shtrat…

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...