Ish-anëtari i Këshillit Drejtues kandidon për rektor të UP-së

PUBLIKUAR

00_12_1408774074134148296
E ka lënë pozitën e anëtarit të Këshillit Drejtues me anë të së cilit do ta jepte votën për përzgjedhjen e Rektorit të ri të Universitetit të Prishtinës dhe ka vendosur që ta kandidojë veten për këtë pozitë. Bexhet Mustafa të premten ka dorëzuar aplikacionin e tij për pozitën e të parit të Universitetit të Prishtinës. Ai deri në këtë ditë ka ushtruar pozitën e Anëtarit të Këshillit Drejtues në UP.
Mirëpo kandidimi i tij për Rektor, sipas analistëve të arsimit dhe njohësve të çështjeve juridike, mund të paraqesë konflikt interesi, ngase Mustafa deri po në atë ditë ka ushtruar detyrën e anëtarit të Këshillit i cili do ta përzgjidhte Rektorin. Analistët pohojnë se vendimi i Mustafës është i vonuar dhe vetëm sa do ta pengojë mbarëvajtjen e rregullt të procesit të përzgjedhjes së Rektorit në UP.Sipas profesorit universitar, Riza Smaka përzgjedhja e rektorit të UP-së nuk është një lojë dhe këtë duhet ta dinë të gjithë. Sipas Smakës, nëse Mustafa ka vendosur të jetë në Këshillin Drejtues aty është dashur që t’i presë aplikacionet e kandidatëve për pozitën e rektorit dhe si i tillë do të duhej të qëndronte deri në fund. “Nuk është kjo lojë kur t’i teket hajt pe ndrroj e po dal prej Këshillit Drejtues dhe po bëhem rektor. Jo, jo kjo e do njëfarë rendi. Ka vendosur qe t’i presë aplikacionet e kandidatëve për rektor, i tillë do të duhej të qëndronte deri në fund. Kjo nuk është punë hajgareje”, ka thënë Smakaj…(Tribuna).

 

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...