Boll më me dieta rutinë: Ja ushqimet që shkrijnë kaloritë!

PUBLIKUAR

00_12_14087102541959532400
Regjimi i dietave është një metodë e vjetër…dhe e mërzitshme. Konsumoni atë kategori ushqimesh që stimulon metabolizmin tuaj në djegien e sa më shumë kalorive.
1. Kanella

Pa hyrë në shpjegime mjekësore se si funksionon, shtoni ¼ lugë çaji të kësaj erze në diçka që ju e konsumoni çdo ditë: drithëra, kos, marinoni diçka- ajo ndihmon që sheqeri në qeliza të shndërrohet në energji dhe jo të depozitohen yndyra.

2. Çaji jeshil

Një nga përbërësit e tij, kafeina është një stimulues që nxit punën e zemrës dhe detyron organizmin tuaj t’i djegë më shpejt kaloritë. Gjithashtu, çaji jeshil ka katekinë, substancë që ndihmon të keni një bark të sheshtë. Mundohuni të pini deri në tre filxhanë në ditë.

3. Kosi

Qumështi ka një “paragjykim” negativ për sa i përket kalorive të larta, por kosi përmban yndyra të ulëta dhe të rregullta, si dhe baktere “miqësore” që sipas një hulumtimi paraprak, rezulton se ndihmojnë në reduktimn e yndyrave që trupi thith.

4. Kafeja

Siç thamë më lart, kafeina stimulon punën e metabolizmit. Ajo gjithashtu aktivizon lipolizys,procesin që shkatërron yndyrat. Ideale do të ishte pirja e 1-2 filxhanëve në ditë.

5. Specat djegës

I gjejmë në sasi të larta në salca, ushqimet Thai, kineze, indiane, mishin me erëza, etj. Kanë një përbërës që quhet “capsaicin”, që rrit proceset metabolike dhe i jep specave shijen djegëse. Gjithashtu, “capsaicin” rrit temperaturën e trupit, duke stimuluar një ekstra-diegie kalorish.

6. Pula dhe peshku

Këto produkte kërkojnë shumë energji për t’u tretur, pra trupi juaj djeg më shumë kalori gjatë djegies së proteinave sesa gjatë djegies së yndyrave dhe karbohidrateve. Kjo do të thotë se: Konsumimi çdo ditë i disa proteinave të ulëta si ato që gjenden te peshku apo mishi i pulës, i japin metabolizmit tuaj “superxhiro”, pasi të keni mbaruar vaktin.

 

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...