Ahmeti kërkon nga Policia të rrisë patrollimet në teritorin e komunës

PUBLIKUAR

Agim Gashi, toger nga stacioni policor në Lipjan, ka thënë se gjendja e sigurisë në komunën e Lipjanit, është e qetë dhe stabile. Gjithashtu, përfaqësuesit e policisë, në këtë takim kanë raportuar në mënyrë të detajizuar për periudhën Janar-Maj 2016.
Ndërsa diskutuesit në këtë takim dhanë raportimet dhe rekomandimet e veta përgjatë kësaj periudhe raportuese, në të njejtë kohë është biseduar edhe ndërmarrja e veprimeve për rrezikun ndaj zjarreve sidomos në kohen e korrje-shirjeve si dhe kërkuantë ndërmirren hapa parandaluese për përdorimin e armeve në ahenget familjare.
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, njëherit edhe kryesues i KKSB-së, ka kërkuar nga komanda e policisë në Lipjan, të rrisë patrollimet në teritorin e komunës me qëllim të një sigurie më të madhe tek qytetarët, si dhe ka bërë të ditur se së shpejti do të fillojnë punimet në ndërtimin e dy rrethrrotullimeve, njëri tek udhëkryqi i Janjevës, dhe tjeri tek udhëkryqi Lipjan – Magurë, i cili projekt ka një rëndësi të veçant në parandalimin e aksidenteve, ka thënë ndër të tjera Ahmeti.
Në fund të këtij takimi, anëtarët e KKSB-së, thanë se detyrë permanente është zgjidhja e problemeve, parandalimi i dukurive negative në gjithë territorin e Komunës së Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...