Lipjani zgjeron hapësirat e gjelbëruara publike

PUBLIKUAR

Po vazhdojnë punimet në realizimin e projektit, investimet në hapësirat publike në qytetin e Lipjanit, projekt i një rëndësie të veçant, me të cilin çdo ditë e më tepër Lipjani po ndryshon dhe po merr një pamje më të mirë.
Tani ka filluar rregullimi bus stacionit në hyrje të Lipjanit, ku së shpejti do të ketë një pamje tjetër dhe më atraktive për lipjanasit, aty do të bëhet pastrimi nga mbeturinat e shumta inerte, asfaltimi i pjesëve të dëmtuara të pllatos, zgjerimi dhe rregullimi i hapësirave të gjelbëruara etj.
Ndërsa ky bus stacion shumë shpejtë do të jetë funksional dhe në përdorim nga ana e buseve për linjat e qyteteve dhe fshatrave.
Po ashtu ditë më parë në qytetin e Lipjanit ka filluar mbjellja e luleve, rikultivimi i barit, ngjyrosja e drunjëve dekorativ, ngjyrosja e ulësve, gjelbërimi i dy rrethrrotullimeve, hapja e puseve në hapësirat publike, revitalizimi i hapësirave, parku afër hekurudhës, parku mbrapa objektit të komunës, parku te shtepia e kulturës, parkingu mbrapa postës si dhe në të njejtën kohë është rregulluar dhe zgjeruar ndriçimi publik nëpër parqe.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...