Meshkujt tregojnë se cilat veshje të brendshme i eksitojnë: Askush nuk votoi për tangat!

PUBLIKUAR

meshkujt-tregojn-euml-se-cilat-veshje-t-euml-brendshme-i-eksitojn-euml-askush-nuk-votoi-p-euml-r-tangat_hd

Nëse nuk keni imagjinatë se çfarë do ta bënte “të çmendet” dhe çka do t’i duket më shumë seksi tek femrat, lexoni këto tregime të meshkujve, pastaj filloni të kërkoni veshjet e përsosura.

Njëra ndër dilemat e përhershme të femrave është se çfarë veshjesh të brendshme do të vishnin për aksionin e joshjes së të dashurit të tyre.

Po qe se nuk keni haber se çka do eksitonte tej mase dhe çka tek femra më shumë i duket seksi, lexoni këto tregime të disa meshkujve, dhe filloni menjëherë të kërkoni veshjet e përsosura të cilat do ta detyrojnë që edhe sytë, edhe duart të mos i largojë nga ju.

Mbase është shumë interesante që tangat nuk i ka preferuar asnjë mashkull, transmeton Telegrafi.

Nuk jam edhe aq shumë adhurues i tangave. Më shumë dua ta shikoj të dashurën time të veshur me të brendshme joshëse, të cilat zbulojnë vetëm një pjesë të trupit të saj, ndërkaq pjesën tjetër t’ia lejojë imagjinatës sime – ka thënë një i intervistuar.

Nëse dëshironi që të komplikoni dhe të humbni disa ditë duke kërkuar kombinimin ideal, do të zhgënjeheni: “Preferoj dantellën dhe veshjet e tejdukshme, nëpër të cilat shihet silueta e trupit të saj, por nuk zbulon shumë”.

Dy meshkuj kanë votuar për çorape të vetëqëndrueshme, ndërkaq njëri ndër ta ka thënë që ato në kombinim me brekë boksieri e eksitojnë tej mase.

Me komplet dantellash, në të cilin bëjnë pjesë edhe brekë boksieri dhe sytjena joshëse, assesi nuk mund të gaboni, mirëpo zgjedhje e mirë janë edhe këmisha e natës pa kurrfarë veshjesh nën të – do ta surprizojë guximi juaj dhe qasja e thjeshtë.

Gjithsesi, zgjedhja juaj duhet të varet edhe nga afiniteti i të dashurit tuaj.

Mbase nuk keni nevojë të angazhoheni shumë, sepse meshkujt nganjëherë dinë të jenë shumë të thjeshtë:

“Kush ka kohë për veshje të brendshme?! Le të jetë e dashura ime e veshur me kanotiere të gjatë dhe me brekë pambuku dhe unë do të jem i lumtur!” – ka thënë në mënyrë të padjallëzuar njëri ndër meshkujt e anketuar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...