A e dini se përse është mirë të flini në krahun e majtë?

PUBLIKUAR

Siç e dimë të gjithë, gjumi është pjesë thelbësore e jetëve tona.

Çdo njeriut i duhet gjumi për ta pushuar trupin në mënyrë që ta mbaj veten me nivelet më të larta të energjisë. Shumë doktorë thonë se njeriu ka nevojë për të paktën tetë orë gjumë në ditë që t’i arrijë nivelet maksimale të pushimit të trupit, transmeton Telegrafi.

Zakonisht njerëzit që bëjnë më pak se tetë orë gjumë në ditë janë të lodhur dhe në disponim të keq.

Sipas disa shkrimeve budiste, thuhet se murgët kanë fjetur në krahun e majtë. Kjo mund t’ju duket e çuditshme, mirëpo fjetja në krahun e majtë sjell shumë përfitime shëndetësore.

Arsyeja se përse duhet të flini në krahun e majtë është për shkak se stomaku dhe pankreasi do të jenë në pozicionin e përsosur për t’jua tretur ushtrimin.

Nëse qëndroni për një kohë të shkurtër në krah të majtë pasi të keni ngrënë bukë, ushqimi do të lëvizë në mënyrë natyrale përgjatë stomakut dhe enzimat pankreatike do të prodhon në mënyrë graduale.

Veç kësaj, edhe funksioni kardiak do të jetë më i mirë, pasi që më shumë se 80 për qind e zemrës gjendet në pjesën e majtë të trupit.

Edhe indianët rekomandojnë të flini në krahun e majtë nëse dëshironi të pushoni pas ngrënies, dhe kjo duhet të zgjatë 10 deri në 20 minuta.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...