Tri ilaçe shtëpiake për t’i shëruar thembrat e çara

PUBLIKUAR

Shumë vajza dhe gra nuk mbathin take të larta dhe bëjnë çmos vetëm për t’i fshehur thembrat e çara.

Thembrat e çara janë dukuri e shëmtuar dhe shkaktojnë dhimbje, transmeton Telegrafi.

Por, pavarësisht se në treg gjenden me mijëra produkte për shërimin e tyre, shumë pak nga to e kryejnë funksionin e vet.

Mirëpo, mënyra më e mirë dhe e lirë për t’i shëruar ato është përmes produkteve që mund t’i bëni në shtëpinë tuaj.

Lëngu i limonit

Vetitë e veta acetike ndihmojnë në heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës, gjë që ju sjell një lëkurë më të butë dhe shëndetshme në vendin e thembrave të çara.

Prijeni limonin në dysh dhe fërkojeni zonën e infektuar. Bëjeni këtë për pesë minuta dhe pastaj pastrojeni me ujë.

Mjalti

Mjalti ka veti antibakteriale dhe është i përsosur për trajtimin e thembrave të çara the thara,

Një gotë me mjaltë e vendosni në një legen me ujë dhe e përzieni. Pastaj, i futni këmbët në ujë për 15 deri 20 minuta dhe i fërkoni këmbët me lehtësi.

Bananet

Bananet e pjekura janë ndër ilaçet më të mira shtëpiake për shërimin dhe trajtimin e thembrave të thara dhe çara.

Një banane të pjekur e copëtoni dhe e bëni në formë të pastës, pastë të cilën e vendosni në thembrat tuaja pasi t’i keni pastruar.

Pritni 10 deri 15 minuta dhe pastroni këmbët me ujë të nxehtë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...