Makina 8×8 me 3 sisteme drejtimi që nuk ngec askund (Video)

PUBLIKUAR

Avtoros Shaman është 6 metra e gjatë, 3 metra e lartë, 2.5 metra e gjerë, 2.5 ton e rëndë, ka 8 rrota aktive, 3 sisteme timoni dhe mund të lundrojë dhe mbi ujë.

Ky përbindësh ka motor nafte 3000 kubikë, Iveco F1C turbo diesel, që jep 146 kuaj fuqi nëpërmjet gjashtë marshesh manuale.

Por ajo që e bën të veçantë janë tre sistemet e drejtimit, përcjell TCH.

Shoferi, i cili është i vendosur në mes, në pozicion kapiteni, ka mundësinë ta ndryshojë sistemin në On-Road për në rrugë, me katër rrotat e para aktive.

Sistemi i dytë është Off-Road, me katër rrotat e pasme aktive, dhe sistemi i tretë quhet “Gaforre”, që bën që të teta rrotat të jenë aktive e të kthehen, duke bërë makinën të lëvizë nga e majta në të djathtë.

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...