Në Lipjan, Policia konfiskon shtatë qese me marihuanë

PUBLIKUAR

Policia Kosovës ka arrestuar një të dyshuar ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike dhe një thikë.

Policia Kosovës këtë rast e ka cilësuar si posedim i narkotikëve – armëmbajtje pa leje, kurse sipas raportit thuhet se gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar shtatë qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe një thikë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Ndërsa ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:00, në rrugën “Sadik Shala”, Lipjan/LipjaniNews/

FotoIlustrim

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...