Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka marrë vendim që ta kthej në rivlerësim aktivitetin e prokurimit “Mirëmbajtja dhe servisimi i automjeteve të institucioneve komunale”.
OSHP-ja po ashtu ka urdhëruar Komunën e Lipjanit që procedurën e prokurimit për mirëmbajtjen e automjeteve komunale ta kthejë në rivlerësim.
Komuna e Lipjanit më 15 shkurt 2016 kishte publikuar njoftimin për kontratë lidhur me aktivitetet e prokurimit “Mirëmbajtja dhe servisimi i automjeteve të institucioneve komunale”.
Kundër njoftimit të Komunës së Lipjanit kishte paraqitur ankesë operatori DPZ “Suzuki”, nga Fushë-Kosova, në afatin e paraparë.
OSHP-ja pas pranimit të ankesës kishte caktuar ekspertin shqyrtues, i cili e kishte shqyrtuar ankesën duke rekomanduar që të anulohet njoftimi për dhënie të kontratës dhe lënda të kthehet në rivlerësim.
Eksperti shqyrtues në raportin e tij thekson se operatorit ekonomik i rekomanduar për kontratë i mungojnë çmimet për disa pozicione dhe si i tillë është i papërgjegjshëm.
Përfaqësuesi i Komunës së Lipjanit, Adem Duriqi, ka thënë për LipjaniNews lënda është kthye në rivlerësim. “Këto ditë duhet të bëhet rivlerësimi dhe të shiqojm si po rrjedhin gjërat, tha Duriqi
I pyetur nëse është anuluar ky tender ai tha se ky tender do të rivlerësohet.
“Nuk është anuluar, i njejti rivlerësohet. Pas rivlerësimit, nëse nuk ka OE të përgjegjshëm, atëherë anulohet. Ka mundësi që nga rivlerësimi i ri te zgjidhet operatori i ri, është shprehuar Duriqi, për LipjaniNews.
Vendimin OSHP-së mund ta gjeni KETU /FotoArkivi/


