Zbulohen pamjet e gjeneratës së re BMW M5 (Foto)

PUBLIKUAR

Prodhuesi gjerman i veturave luksoze, ka njoftuar për serinë e veturave M5, por nuk ka dhënë ndonjë koncept se si do të duken ato.

Vetura me 600-kuaj fuqi, motor 4.4-litra V8, do të ketë një drejtues që mund të kontrollojë të gjitha rrotat gjatë vozitjes.

Në fotografitë e bëra nga paparacët, tregohet vetura të cilën kompania e ka mbajtur sekret, transmeton Telegrafi.

Sipas të gjitha gjasave, ky është modeli i ri nga BMW, pamjet e të cilit janë spiunuar dhe po qarkullojnë nëpër bllogje të ndryshme kushtuar automobilizmit.

Në bazë të fotografive, ekspertët kanë thënë se ky është një model më sportiv, me aerodinamikë të shtuar dhe sipas të gjitha gjasave me konstrukt që ka peshë më të lehtë. /Telegrafi/

BMW M5

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...