VV: EULEX-i e do Kosovën me krim e korrupsion, kështu e justifikon veten

PUBLIKUAR

Shtyrjen e mandatit të EULEX-it në Kosovë, nuk e ka pritur mirë Lëvizja Vetëvendosje, e cila thotë se EULEX-i kishte ardhur në Kosovë me premtimet për luftimin e krimit dhe korrupsionit si dhe forcimin e sistemit vendor të drejtësisë, por që sipas saj ka dështuar në misionin e marrë.

Madje VV thotë se EULEX-i e do Kosovën pafundësisht me korrupsion e krim sepse kështu e justifikon jetëgjatësinë e vet.

“Misioni i EULEX-it erdhi në Kosovë me premtimet për luftim të krimit dhe korrupsionit si dhe forcim të sistemit vendor të drejtësisë. Asnjëra nga këto dy premtime nuk u realizua ngase qëllimi i vërtetë i EULEX-it asnjëherë nuk ka qenë drejtësia në Kosovë”, thuhet në një reagim të VV-së.

Sipas VV-së, kjo trupë që nga fillimi ka pasur për qëllim menaxhimin e krizave dhe ruajtjen e stabilitetit, por ruajtja dhe stabilizimi i situatës për realitetin kosovar, nënkupton stabilizim të krimit e korrupsionit që rrënjët i ka në majën e piramidës shtetërore.

“Si rezultat i kësaj paradigme, EULEX-i u përfshi edhe vetë në menaxhimin e politikës ditore, duke ndërtuar raste sipas porosive dhe interesave të partive në pushtet. Kjo e bëri EULEX-in pjesë të organizimit kriminal të pushtetit në Kosovë”, thuhet tutje.
VV thotë se institucionet e Kosovës kanë nevojë për EULEX-in sepse autoriteti ekzekutiv i tij u shërben atyre si alibi për mungesën e përgjegjësisë, kurse EULEX-i e do Kosovën pafundësisht me krim e korrupsion sepse kështu ndërtohet justifikimi për t’ia zgjatur vetes jetën.

“EULEX-it nuk duhet t’i zgjatet jeta sepse prania e tij nuk mund të jetë e dobishme në asnjë rrethanë. Kosova duhet të pushojë se trajtuari nga BE si çështje e sigurisë në kuadër të menaxhimit të krizave. Nga kjo paradigmë duhet kaluar tek nevoja për drejtësi, zhvillim e mirëqenie. E drejtësia nuk vjen asnjëherë nga jashtë dhe vetë EULEX-i është dëshmi për këtë”, thuhet në fund. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Prishtinë: Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për armë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person 40-vjeçar në Prishtinë, i cili ishte në...

Gjenden dhe sekuestrohen 144 fishekë të vjetër në një fushë të hapur, në Gjakovë

Rreth 144 fishekë të vjetër janë gjetur në një fushë të hapur në Gjakovë. Sipas...

Theret me thikë një person në Pejë, arrestohet i dyshuari

Një person është therur me thikë të dielën në Pejë. Sipas raportit të policisë,...