Ja kush u arrestua për kërcënimet ndaj Izet Mexhitit

PUBLIKUAR

Para pak çastesh janë arrestuar personat që kanë kërcënuar kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në mesin e të arrestuerëve është edhe V.B i cili dyshohet se ka marrë pjesë në grupin e 20 personave që kanë kërcënuar Izet Mexhitin

Siç mësohet policia do të arrestojë të gjithë personat që kanë marrë pjesë në grupin që kanë kërcënuar kryetarin e Komunës së Çairit.

Ndryshe V.B ka qenë edhe punonjës në Komunën e Çairit.

“Në mëngjes janë arrestuar dy persona, 38 vjeçari V.B. dhe 27 vjeçari B. R. Arrestimi ka ndodhur për shkak të dyshimeve për kryerje të veprës penale ”cenim sigurie”. Vepra ka ndodhur më 6 qershor 2016. Dy persona të tjerë janë në kërkim, ndërkaq me dy tashmë të arrestuarit po bisedohet”, thonë nga MPB-ja për Televizionin Shenja.

Ende nuk dihen arsyjet se pse ky grup prej 20 personash nga Maqedonia dhe Kosova kanë kërcënuar kryetarin e Komunës së Çairit Izet Mexhitin ku në zyrën e tij ia kishin lënë një plumb./TetovaSot/

SHIKO MË SHUMË

Publikohen çmimet tavan të derivateve të naftës për sot, rritet pak çmimi i benzinës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet tavan për derivatet e...

​Tronditëse në Llap, i mituri qëllon aksidentalisht vëllanë 10-vjeçar me kallash

Një fëmijë 10-vjeçar është plagosur me armë zjarri të premten në Podujevë, por ndodhet...

“Mos u shqetësoni”, Prishtina teston sot alarmin publik

Komuna e Prishtinës, përmes Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, ka njoftuar qytetarët se sot,...