Obama mbështet zyrtarisht Hillary Clintonin për presidente

PUBLIKUAR

Presidenti amerikan Barack Obama ka dhënë edhe zyrtarisht mbështetjen e tij për kandidaten demokrate Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të këtij viti.

Mbështetja e tij ka ardhur pasi është takuar me senatorin e Vermontit, Bernie Sanders, i cili ka qenë kandidati i vetëm rival i Clintonit për nominimin e partisë në pushtet.

Duke folur përmes një videoje të publikuar në rrjetin social “Twitter” mbi zonjën Clinton, ish-Sekretare e Shtetit, Obama tha se ajo mund të konsiderohet edhe si personi më i kualifikuar ndonjëherë në histori për rolin e Presidentes së Amerikës.

Dyshja në fjalë, që është përballur edhe për fitimin e nominimit demokrat përpara 8 vitesh, kur Obama erdhi për herë të parë në krye të Shtëpisë së Bardhë, pritet të nisin së bashku fushatën presidenciale.

Ish-kandidati demokrat për president në vitin 2008, Obama pasi e mposhti Clintonin dhe u bë i pari president me ngjyrë afroamerikan në historinë e Shteteve të Bashkuara, e emëroi pastaj bashkëshorten e ish-presidentit Clinton në postin e Sekretares së Shtetit.

Ndërkohë, duke folur për agjencinë e lajmeve “Reuters” pasi siguroi mbështetjen e tij, Hillary Clinton tha se “ky vlerësim nënkupton gjithçka për të”.

“Është absolutisht një kënaqësi e veçantë dhe një nder i veçantë, që Presidenti Obama dhe unë përgjatë viteve, pavarësisht se kemi qenë rivalë jemi kthyer në miq shumë të mirë”, tha ajo. /TCH/

SHIKO MË SHUMË

Gjenden dhe sekuestrohen 144 fishekë të vjetër në një fushë të hapur, në Gjakovë

Rreth 144 fishekë të vjetër janë gjetur në një fushë të hapur në Gjakovë. Sipas...

Theret me thikë një person në Pejë, arrestohet i dyshuari

Një person është therur me thikë të dielën në Pejë. Sipas raportit të policisë,...

PDK thotë se Bedri Hamza jep dorëheqje pasi të shpallen zgjedhjet në parti dhe nuk rikandidon

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza do të largohet nga pozita e...