Topalli paralajmëron protesta (Video)

PUBLIKUAR

Faton Topalli, deputet i Vetëvendosjes, ka thënë se janë të interesuar që të bashkëpunojnë me partitë tjera opozitare.

Në emisionin Rrokum Roll me Fidan Jupollin në Televizionin Rrokum, ai ka thënë se gazi lotsjellës në Kuvend nuk ka qenë veprim i dëshirës, por mundësi e vetme për të ndaluar “dy marrëveshjet e dëmshme për vendin”.

Ai ka paralajmëruar protesta, duke shtuar se me çdo kusht do të kundërshtojnë Asociacionin e Komunave Serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi. Ndërsa, shprehet se kjo Qeveri nuk do ta luftojë krimin pasi, sipas tij, pushteti është i lidhur me korrupsionin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjenden dhe sekuestrohen 144 fishekë të vjetër në një fushë të hapur, në Gjakovë

Rreth 144 fishekë të vjetër janë gjetur në një fushë të hapur në Gjakovë. Sipas...

Theret me thikë një person në Pejë, arrestohet i dyshuari

Një person është therur me thikë të dielën në Pejë. Sipas raportit të policisë,...

PDK thotë se Bedri Hamza jep dorëheqje pasi të shpallen zgjedhjet në parti dhe nuk rikandidon

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza do të largohet nga pozita e...