Ish-nazistët belgë marrin pensione nga Gjermania

PUBLIKUAR

Autoritetet belge kanë shprehur shqetësimin sot, për shkak se 2.500 ish-nazistë belgë vazhdojnë të marrin pensionet gjermane, raporton BBC.

Belgët që i kishin mbijetuar masakrave naziste, kanë kërkuar nga qeveria në Berlin të pezullojnë pagesën e pensioneve për ata njerëz, derisa ministri belg në krye të pensioneve Daniel Baklen, ka deklaruar se “e ndan zemërimin me ata”, transmeton Telegrafi.

Zëdhënësi i Baklen, Jeraldine Lamoro, ka deklaruar për BBC, se Gjermania menaxhon me këto pagesa dhe se autoritetet belge “nuk kanë të dhëna zyrtare”, për përfituesit e këtyre pensioneve.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1945, gjykatat belge kanë dënuar rreth 57.000 bashkëpunëtorë belg të nazistëve.

Një numër i belgëve ishin rekrutuar në njësitë e SS-ve dhe ushtrinë gjermane, derisa bashkëpunëtorët kanë ndihmuar nazistët në dërgimin e hebrenjve dhe luftëtarët e rezistencës në kampet e përqendrimit.

SHIKO MË SHUMË

Gjenden dhe sekuestrohen 144 fishekë të vjetër në një fushë të hapur, në Gjakovë

Rreth 144 fishekë të vjetër janë gjetur në një fushë të hapur në Gjakovë. Sipas...

Theret me thikë një person në Pejë, arrestohet i dyshuari

Një person është therur me thikë të dielën në Pejë. Sipas raportit të policisë,...

PDK thotë se Bedri Hamza jep dorëheqje pasi të shpallen zgjedhjet në parti dhe nuk rikandidon

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza do të largohet nga pozita e...