Festivali “Doku Fest” përveç ndikimit në jetën kulturore, ai ka edhe një ndikim të madh në ekonominë e vendit e sidomos për qytetarët e Prizrenit, pasi që tradicionalisht mbahet në qytetin e Prizrenit. Përfitues të drejtpërdrejtë nga festivali i “Doku Fest”-it janë bizneset lokale në qytetin e Prizrenit, si: kafe-baret, restorantet, shitësit ambulantë, hotelet, qiradhënësit, etj.
Veton Nurkullari, drejtor artistik i “Doku Fest”-it, thotë se përveç ndikimit të madh që ka ai në jetën kulturore, një ndikim të madh ka edhe në aspektin ekonomik, realisht janë duke u rritur çdo vit të ardhurat ekonomike nga festivali.
Sipas tij, këtë vit ka më shumë turistë në krahasim me vitet e kaluara, ku këtë vit festivali ka arritur të këtë një ndikim rreth 20 deri në 30 për qind.