Sallata me KASTRAVECË që heq SHTATË kilogramë brenda 14 DITËVE!

PUBLIKUAR

Nuk ka ndonjë dyshim që ndër mënyrat më të mira për të humbur peshë është dieta me kastravecë. Kastravecët janë të pasur me ujë dhe fibra, që do të thotë se ju bëjnë të ndjeheni të ngopur për disa orë.

Në fakt, kastravecët janë në listën e top pesë perimeve më të mira për djegien e dhjamit, transmeton Telegrafi.

Dieta e mëposhtme me kastravecë do t’ju ndihmoj t’i hiqni rreth shtatë kilogramë për vetëm dy javë. Kjo dietë është e mirë për djegien e dhjamit të tepërt, si dhe njëkohësisht e furnizon trupin me të gjitha vlerat e nevojshme ushqyese për funksionim të duhur të tij.

Dieta me kastravecë:

Për mëngjes: Sallatë me kastravecë dhe dy vezë të ziera

Mes shujtave: Një mollë të madhe dhe një pjeshkë (më të vogël se 200 gramë)

Drekë: Bukë gruri dhe sallatë me kastravecë

Mes shujtave: Pije e përzier me mollë, spinaq, kastravecë, xhenxhefil, bajame dhe arra.

Darkë: Sallatë me fruta (300 gramë)

Mënyra e përgatitjes së sallatës:

– 400 gramë kastravecë

– 200 ml qumësht të thartë apo jogurt

– Kripë

– Qepë të freskët

Kastravecët, pasi t’i pastroni i preni në copa të vogla, pastaj i shtoni kripën dhe gjatë përzierjes e shtoni jogurtin apo qumështin. I përzieni mirë, dhe në fund e shtoni qepën. Sallata me kastravecë është e gatshme për t’u ngrënë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...