Lipjan, thirrje për aplikim për pjesëmarrje në tregun mobil të fermerëve në Prishtinë

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit dhe projekti “Themelimi i tregut mobil të fermerëve në Prishtinë”, i përkrahur nga Zyra e BASHKIMIT EVROPIAN në Kosovë dhe i implementuar nga KOMUNA E PRISHTINËS,  ka si qëllim të përmirësojë kushtet për zhvillim ekonomik, për fermerët vendor të këtij rajoni me synim rritjen e qasjes së tyre në treg, stimulimin e zëvendësimit të importit, përmirësimin e  furnzimit/ ofertës me produkte bujqësore vendore dhe promovimin e tyre, si dhe rivitalizimin e ekonomisë rurale në rajonin qendër.

Qëllimi i thirrjes për aplikim është të ftojë të gjithë fermerët e Rajonit Ekonomik Qendër,(Prishtinë, Lipjan , Podujevë, Graçanicë, Shtime, Drenas, Obiliq dhe Fushë Kosovë) të marrin pjesë në projektin “Themelimi i Tregut Mobil për Fermerë në Prishtinë”, respektivisht në tregun mobil të fermerëve në Prishtinë, në mënyrë që të rrisin qasjen e tyre në treg, të bëjnë promovimin e prodhimeve vendore si dhe të përmirësojnë njohuritë e tyre në prodhim, marketing dhe manxhim të fermës, gjatë vitit  2016.

Aplikimi zgjat 15 ditë kalendarike dhe fillon prej momentit të shpalljes publike, nga data 10.Qershor 2016 deri më 25.Qershor 2016, ora 16:00 ndërsa aplikimi bëhet në zyrat e Drejtorive Komunale për Bujqësi, për secilën Komunë. /LipjaniNews/

 

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...