Përjetojeni nga afër modelin e mahnitshëm nga BMW, CLS Hommage (Video)

PUBLIKUAR

Deri më tani BMW ka publikuar vetëm konceptin e këtij modeli, i cili duket se është i formuar nga dy vetura.

Deri në pjesën e përparme ka ‘qepalla’, kurse në pjesën e pasme janë të vendosura ‘krahët’ që i japin pamje komplet tjetër, megjithëse ka ngjyrën e njëjtë, transmeton Telegrafi.

Modeli 3.0 CLS Hommage që ka tipare të veturave paraprake, pretendohet se është punuar nga zero duke mos u bazuar konkretisht në asnjërën prej tyre.

Siç është raportuar më parë, në krahasim me paraardhëset kjo veturë është shumë më e lehtë, duke e bërë shumë më të shpejtë.

Në videon e publikuar, mund të shikoni dhe të dëgjoni tingullin që lëshon kjo super-veturë ,që ka motor 3.0 me gjashtë cilindra dhe me 560-kuaj fuqi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...