Koordinatori i AKR-së për Lipjan Sabit Pacolli, ka ndihmuar familjen nga Sllovija e Lipjanit me pako ushqimore dhe gjësende të ndryshme.
Ndryshe mediat dhe LipjaniNews kishte raportuar se tetë anëtarët e familjes Vitia nga Sllovija e Lipjanit po jetojnë pa kushte më elementare për jetë, e në disa raste ata po i bëjnë ballë edhe urisë me barkun bosh. Ishin të gjashtë fëmijët e kësaj familjeje ata, të cilët jeta i kishte përplasur keq, e për t’u siguruar një jetesë normale të cilën e meritojnë, të dy prindërit nuk po arrijnë ta bëjnë këtë gjë.
Paclli pas lajmit për këtë familje ka dalë në gatishmëri për ti ndihmuar menjëherë.
“Faleminderit Zotit për mundësinë e krijuar që unë te jem mbështetës për njerëzit ne nevojë me aq sa mundem… Shpresoj që në një të ardhme të afërt ta kemi një balancë të standardit jetësor përafërsisht të njëjtë dhe jo një proporcion kaq dallues në mes shtresash”, ka shkuar Paclli.
Duhet punë, ta ndryshojmë këtë realitet të hidhur! Florimit dhe familjes i uroj një jetë të rehatshme dhe jo me preokupime në mangësi të gjerave elementare për jetën, ka thënë Pacolli, transmeton LipjaniNews
“Më vjen mirë që institucionet kanë menduar edhe për ne, duke na ofruar këtë ndihmë sociale, por t’ju them të drejtën me këtë shumë as bukë nuk po kemi mundësi të sigurojmë gjatë gjithë muajit e të mos flasim për nevojat e tjera”, kishte shprehur Florimi./LipjaniNews/




