Audi zbulon modelet A5 dhe S5: Më shumë hapësirë, teknologji dhe fuqi (Foto)

PUBLIKUAR

Të dy modelet e reja janë më të lehta, të shpejta dhe shpenzojnë më pak, kurse kanë hapësirë më të madhe për udhëtarët, në krahasim me veturat tjera nga Audi.

Megjithëse, kupetë që për momentin ndodhen në treg janë shumë të bukura, A5 dhe S5 mund të konsiderohen si shumë më të mira në dukje, përcjell Telegrafi.

Në shikim të parë, A5 duket sikur është bazuar në pamjen e Audi A4, por më një vështrim më të thellë, vërehet se ka dallime të mëdha.

A5 do të del në shitje me pesë motor të fortë – dy TFSI benzinturbo, si dhe tri TDI trubodiesel.

Me 3.0-litra, këto makina shpenzojnë 17 për qind më pak se modelet e mëparshme.

Pjesa e jashtme e automobilit të punuar nga fibrat e karbonit, ka bërë që të jetë për 60 kilogram më i lehtë se prodhimet tjera.

Veçanti e këtyre modeleve është edhe shpejtësia që arrin nga zero deri në 110 km/h për 4.7 sekonda.
Interieri më i gjerë dhe hapësira e shfrytëzuar mirë, i kombinuar me luks të nivelit të lartë, bëjnë që udhëtimi me këto vetura të jetë shumë komod. /Telegrafi/

a1

a2

a3

a4

a5

a6

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...