Tetovari dhunohet duke pirë kafe

PUBLIKUAR

Në SPB Tetovë mbrëmë rreth orës 19 e 30, M.S.(43) nga Tetova ka lajmëruar se dy tetovar rend e kanë sulmuar përderisa ka qenë në kafe.

Ashtu si njoftuan nga policia, ndërsa M.S. ka thënë se në orën 17 e 30 min ka qenë i ulur në njërën prej tavolinave të një lokali në rrugën Kiro Risteski Drnc kur ka ardhur N.M.(33) nga Tetova dhe kanë nisur një diskutim verbal, pas së cilës fizikisht e ka sulmuar. M.S. ia ka kthyer ku njëri prej personave prezent i ka ndarë, transmeton TetovaSot.

N.M. ka ikur dhe pas një kohe të shkurtër ka ardhur B.A.(33) nga Tetova i cili ka nisur që ta ofendoj dhe ia ka drejtuar thikën të njëjtit. Lajmëruesi i rastit e ka kapur për dore dhe ka arritur që t`ia marr thikën.

Pas një kohe të shkurtër N.M. përsëri ka ardhur dhe sipas rrëfimit të paraqitësit të rastit, duke iu kërcënuar me pistoletë e ka urdhëruar që t`ia kthej thikën B.A. dhe pasi që ia ka kthyer N.M. dhe B.A. përsëri fizikisht e kanë sulmuar.
Personat e dyshuar janë arrestuar dhe me të njëjtit është kryer një bisedë informative në SPB Tetovë, ndërsa pas zbardhjes së tërësishme të rastit do të ngritet padi adekuate.

SHIKO MË SHUMË

Gjashtë shtetas nga Bangladeshi dyshohet se u sollën ilegalisht në Kosovë

Një rast i dyshuar i kontrabandimit me migrantë është evidentuar në fshatin Dobresh të...

Dolën bashkë dhe nuk u kthyen, zhduken dy shoqe në Livoç të Gjilanit

Dy vajza të mitura, shoqe mes vete, janë raportuar të zhdukura në fshatin Livoç...

Rama flet për protestat me një gur në dorë: Janë një grup zjarri i paguar

“Nuk po sfidohem unë apo qeveria, por Shqipëria në Bashkimin Europian” Kryeministri Edi Rama e...