Bebja torturohet nga dadoja e pamëshirshme (Video)

PUBLIKUAR

Në Xhakartë të Indonezisë, është xhiruar një dado teksa e kapte me dhunë një bebe 15-muajshe, e përplaste për dysheku dhe e qëllonte disa herë në kokë.

Gruaja e njohur vetëm si Matiyha, e ka shtyrë disa herë fëmijën që qëndronte brenda një shtrati të mbuluar me rrjetë, transmeton Telegrafi.

Më pas, 23-vjeçarja është shtrirë së bashku me djaloshin dhe ka dashur të fle, ndërsa e ka goditur kur ai ka qarë dhe ka dashur të ngrihet.

Nëna e fëmijës së keqtrajtuar e ka raportuar rastin në Polici, teksa videon e ka publikuar në internet, për të paralajmëruar prindërit se çfarë mund të ndodhë nëse angazhojnë dado. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjashtë shtetas nga Bangladeshi dyshohet se u sollën ilegalisht në Kosovë

Një rast i dyshuar i kontrabandimit me migrantë është evidentuar në fshatin Dobresh të...

Dolën bashkë dhe nuk u kthyen, zhduken dy shoqe në Livoç të Gjilanit

Dy vajza të mitura, shoqe mes vete, janë raportuar të zhdukura në fshatin Livoç...

Rama flet për protestat me një gur në dorë: Janë një grup zjarri i paguar

“Nuk po sfidohem unë apo qeveria, por Shqipëria në Bashkimin Europian” Kryeministri Edi Rama e...