Në Lubjanë mblidhen trashëgimtarët e ish-RFSJ-së

PUBLIKUAR

Javën e ardhshme në Lubjanë të Sllovenisë, do të mbahet konferencë ndërkmbëtare „Marrëveshja për trashëgiminë e RFSJ-së – 15 vjet më vonë“, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo konferencë organizohet nga Ministria e jashtme sllovene, kuvendi slloven, dhe përfaqësuesja e lartë e trashëgimisë e republikës sllovene.

Trashëgimtaret e RFSJ-së së rënuar janë: Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Sllovenia dhe Republika Federative e Jugosllavisë (sot Serbia), të cilat më 29 qershor të vitit 2001, nënshkruajtën Marrëveshjen për çështjet rreth trashëgimisë së RFSJ-së.

Rëndësia politike ë kësaj Marrëveshje është e pakontestueshme, pasi që vërteton shpërbërjen e RFSJ-së dhe njeh barazinë e pesë shteteve trashëgimtare. Marrëveshja është akti i vetëm shumëpalësh, që i rregullon përmbajtjet e pazgjidhura dhe çështjet juridike që ndërlidhen me rënien e Jugosllavisë, ndërkaq disa e quajnë edhe si ”marrëveshje paqësore”.

SHIKO MË SHUMË

Gjashtë shtetas nga Bangladeshi dyshohet se u sollën ilegalisht në Kosovë

Një rast i dyshuar i kontrabandimit me migrantë është evidentuar në fshatin Dobresh të...

Dolën bashkë dhe nuk u kthyen, zhduken dy shoqe në Livoç të Gjilanit

Dy vajza të mitura, shoqe mes vete, janë raportuar të zhdukura në fshatin Livoç...

Rama flet për protestat me një gur në dorë: Janë një grup zjarri i paguar

“Nuk po sfidohem unë apo qeveria, por Shqipëria në Bashkimin Europian” Kryeministri Edi Rama e...