KUR “Prishtina” nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur se ndërprerja e energjisë elektrike në stacionin e pompave në Lipjan ka bërë që katet e larta të banesave kolektive të mbesin pa ujë të pijshëm.
Ja arsyet e ndërprejes së ujit
“Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” sh.a./Njësia Operative e ujësjellësit në Lipjan njofton konsumatorët se gjatë ditës së sotme, rreth orës 11:30 është ndërprerë furnizimi me energji elektrike në stacionin e pompave në qytetin e Lipjanit.
Njoftimi është bërë nga ana e ekipeve të KEDS-it në orën 14:00, se kabllo e tensionit të lartë i cili i furnizon pompat me energji elektrike në stacion është në defekt dhe se riparimi i tij mund të bëhet me vonesë.
Ekipet e ujesjellësit në Lipjan, me këtë rast, do t’i kyçin në sistem pompat me anë të gjeneratorit, por banesat kolektive në katet e larta mund të kenë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm deri në kohë të pacaktuar. Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e qytetit të Lipjanit!”, thuhet në komunikatë.


