Një nëna ka mbetur e shokuar kur pa videon e fshehtë të filmuar, ku shfaqet foshnja e saj duke u rrahur brutalisht nga kujdestarja e cila është dashur të kujdeset për të.
Kujdestarja ishte punësuar nëpërmjet një agjencie punësimi për t’u kujdesur për foshnjën e një gruaje, e cila kishte filluar të dyshoj që ajo në fakt po e torturon e assesi nuk ishte duke u kujdesur për të, transmeton Telegrafi.
Dhe pasi që ajo dyshonte në veprimet e kujdestares, Nely Chao kishte instaluar kamera të sigurisë në dhomën ku flinte fëmija i saj, dhe kështu një ditë ajo mbeti e shokuar kur pa se çfarë po i ndodhte bebes derisa ajo ishte në punë.

Videoja është publikuar në internet nga vetë Nely, e cila me këtë veprim dëshiron ta paralajmëroj prindërit tjerë se mund t’i pres i njëjti fat.
Kujdestarja 23-vjeçe Mutiyah nga Jakarta e Indonezisë, shfaqet në video duke rrahur brutalisht foshnjën 15 muajshe, të cilin vazhdimisht e godet në kokë e përplas për shtrati. /Telegrafi/


