EULEX-i të shfrytëzohet për shtrirje të sovranitetit në veri (Video)

PUBLIKUAR

Kur EULEX-it i kanë mbetur edhe 12 ditë deri në përfundim të mandatit, negocimi për vazhdimin e mandatit të këtij misioni është duke vazhduar mes Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë i ka thënë Tribuna Channel përmes postës elektronike se meqenëse mandati i EULEX-it përfundon në 14 qershor, BE dhe Kosova janë duke finalizuar diskutimet rreth prezencës së EULEX-it, përtej qershorit.

Këtë e ka thënë edhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, përmes telefonit, duke mos dhënë më shumë detaje rreth asaj se çfarë qëndrimesh ka paraqitur pala kosovare e as ajo e BE-së.

Këto negociata në fakt është duke i udhëhequr presidenti, Hashimi Thaçi. Edhe pse Tribuna Channel ka provuar që të marrë më shumë detaje, Zyra e të parit të vendit nuk i është përgjigjur interesimit të televizionit.

Ndërkohë, këshilltari politik i kryeministrit Isa Mustafa, Faton Abdullahu, ka thënë se gjetja e formës më adekuate për bartjen e përgjegjësive nga EULEX-i në duart e institucioneve të Kosovës është thelbi i përpjekjes në bisedime, por edhe konkretizimi i jetëgjatësisë së këtij misioni në Kosovë.

Sipas tij, qeveria e Kosovës është për bashkëpunim me EULEX-in dhe ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe më tutje.

SHIKO MË SHUMË

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete emblemën e UÇK-së, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rrëfyer një prej momenteve më të tensionuara gjatë...

Çka pret Thaçi nga vendimi i madh i Gjykatës Speciale më 16 shtator?

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se pret të shpallet i pafajshëm nga...

Përditësimi i fundit: Pritje deri në 60 minuta në këtë pikë kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në...