Qëndrim Kozhani disa vargje për babin e tij “Xhavit Kozhani-Burgia”

PUBLIKUAR

Qëndrim Kozhani djalë i dëshmorit të kombit “Xhavit Kozhani” përmes facebookut iu është drejtuar babait të tij me disa vargje:

“BAB” U ktheva prej punës me të pa, desha me të tregu se sa para fitova, shpesh më pyesin për ty..! iu them se jeton diku larg, BAB amanetin tënd po e qoj n’vend, po mundohem ta z’dris fytyrën me punët e mia që bëj, Por ti ma ktheve shpinën shumë shpejt që kur isha 7 vjeçar. Darkës së familjes i mungon në tryezë. I largohem takimeve me shokë, ata shpesh shohin me foto n’dor ohh sa shumë i paske ngja XHAVITIT, po ngushtohem kur më pyesin për ty sepse nuk di të flas për ty se isha shumë i ri. BAB a ki me ardh një dit, po du me të pa oo BAB, sa shumë m’ka marr malli ,ahh ky malli. Sa herë m’sheh NANA buzëqesh e imponuar, s’mund ta marr veten se gjej dot mënyrën BAB. Shpesh kokën e mbaj nga qielli mashtrohem mos po ta shoh fytyrën por kjo është e kot. Pse unë mbeta pa ty babi im, këtë pyetje shumë shpesh ja bëj vetes,vall q’bëra un..! BABI të pres t’më përqafosh fort, fort shumë fort që edhe unë ta ndjej erën tënde ahh sa erë të bukur kishe oo Babi im Dëshmor.

Q.Kozhani

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...