PDK-ja në Lipjan organizoi takime në Sllovi , Janjevë, Akllap , Brus dhe Teqe

PUBLIKUAR

Nëndegët e PDK-së në Sllovi , Janjevë, Akllap , Brus dhe Teqe të gatshëm për përgjegjësi të reja.Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Lipjan z. Shukri Buja, me bashkëpunëtor edhe të mërkurën ka vazhduar takimet me strukturat e kryesisë, Gruas Demokratike dhe Rinisë në nëndegët Sllovi, Janjevë, Akllap, Brus dhe Teqe.Në të gjitha këto takime po zhvillohet debat i hapur dhe produktiv me anëtarët e strukturave të këtyre nëndegëve me ç’rast shumë anëtarë dhe simpatizantë po shprehin gatishmëri për të dhënë kontributin e vetë në realizimin e konceptit dhe platformës së PDK-së. Gjithashtu disa anëtarë të këtyre nëndegëve shprehin pakënaqësi ndaj pushtetit aktual qeverisës në komunën tonë me rastin e disa investimeve që po bëhen në fshatrat e tyre kryesisht mbi baza partiake.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...