Hajnat e Prishtinës, Mitrovicës e Lipjanit kapen në Gjilan, shënjestër ishte Velekinca

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës në Gjilan e ka pranuar një informatë se disa të dyshuar kishin tentuar të hyjnë në një shtëpi ne fshatin Velekincë për të vjedhur. Sipas informatës së ankuesit dyshohej se një veturë me targa 02 ishte parë, afër shtëpisë së tij. Që të tre të dyshuarit e lartshënuar gjatë kontrollimit në Bazën e të dhënave rezultojnë se janë të involvuar në shumë raste të “vjedhjeve të rënda” në qytete të ndryshme të Kosovës.
Njësiti patrullues së bashku me hetuesit e stacionit policor të Gjilanit, me urgjencë i janë përgjigjur rastit, dhe kanë arritur ta ndalin veturën KIA ngjyrë hiri metalike, Vetura e marr me qira në Prishtinë që drejtohej nga i dyshuari vozitës H.M. (1976) me banim të përhershëm në komunën e Prishtinës.I dyshimti është sjellur në stacionin policor dhe është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës ku janë gjetur prova të qëndrueshme se ai së bashku me dy shokët e tij S.M. (1991) nga Mitrovica dhe B.H. nga Lipjani, kishin ardhur në Gjilan, më saktë në fshatin Velekincë për të kryer vjedhje nëpër shtëpi të ndryshme.

I dyshuari gjatë ikjes me veturë kishte humbur kontaktin me dy të dyshuar tjerë të cilët për momentin gjenden në arrati.

Gjatë kontrollimit në Bazën e të dhënave është gjetur se i dyshuari H.M. ka edhe Urdhër arrest nga Gjykata themelore e Prizrenit për rastin “Vjedhje e Rëndë” lëshuar me 10.07.2015.

Që të tre të dyshuarit e lartshënuar gjatë kontrollimit në Bazën e të dhënave rezultojnë se janë të involvuar në shumë raste të “vjedhjeve të rënda” në qytete të ndryshme të Kosovës.

Njësitet të shumta të policisë së Kosovës si dhe Njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Gjilanit, kanë kontrolluar të gjitha qendrat tregtare, rrugicat e ndryshme për rreth si dhe i tërë fshatin Velekincë, por për momentin dy të dyshuarit S.M. dhe B. H. nuk janë takuar dhe janë edhe më tutje në kërkim të Policisë.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, i dyshuari H M. ndalohet në mbajtje për 48 orë.
Rasti është duke u hetuar njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...