EULEX-i, për 8 vjet, 620 vendime gjyqësore

PUBLIKUAR

Me një buxhet dhe resurse të mëdha, EULEX-i prej vitit 2008 ka nxjerrë vetëm 620 aktgjykime, ku 460 prej tyre kanë qenë vepra penale për korrupsion, krim të organizuar, krime të luftës, si dhe trafikimi me qenie njerëzore

Po bëhen më shumë se tetë vjet që në Kosovë është “instaluar” Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, por performanca e kësaj strukture të BE-së konsiderohet jo e kënaqshme.

EULEX-i kishte ardhur në Kosovë me ambicie të mëdha për t’i gjuajtur “peshqit e mëdhenj”, por kjo nuk ka ndodhur dhe gjatë këtyre viteve janë kapur vetëm disa prej tyre.

Me buxhet dhe resurse të mëdha, EULEX-i prej vitit 2008 ka nxjerrë vetëm 620 aktgjykime, ku 460 prej tyre kanë qenë më elemente të veprave penale duke filluar nga korrupsioni, pastrimi i parave, krimet e luftës, si dhe trafikimi me qeniet njerëzore. EULEX-i thotë se pjesë e gjykimeve të tyre kanë qenë prokurorë, ish-gjyqtarë, policë, deputetë dhe zyrtarë të nivelit të lartë.

Përpos gjykimit të veprave penale, EULEX-i ka gjykuar edhe rastet civile.

Sipas tyre, që nga fillimi i mandatit të tij në Kosovë ata kanë nxjerrë 146 aktgjykime civile. /zëri/

SHIKO MË SHUMË

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete emblemën e UÇK-së, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rrëfyer një prej momenteve më të tensionuara gjatë...

Çka pret Thaçi nga vendimi i madh i Gjykatës Speciale më 16 shtator?

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se pret të shpallet i pafajshëm nga...

Përditësimi i fundit: Pritje deri në 60 minuta në këtë pikë kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në...