Çavkov në Konferencë rishikuese vjetore për bashkëpunim në sferën e sigurisë kufitare të EJL në Jahorinë

PUBLIKUAR

Ministri i brendshëm Mitko Çavkov sot dhe nesër do të merr pjesë në Konferencën e 11 rishikuese vjetore për bashkëpunim në sferën e sigurisë kufitare të Evropës Juglindore e cila mbahet në Jahorinë, Bosnjë dhe Hercegovinë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në konferencë, siç njoftojnë nga Ministria e punëve të brendshme, marrin pjesë edhe ministra të brendshëm të vendeve të Evropës Juglindore, si dhe përfaqësues të lartë të Frontex dhe Europol.

Pritet që gjatë ditës së nesërme, ministri Çavkov të kryesojë me panelin e dedikuar për „Bashkëpunimin rajonal në sferën e sigurisë kufitare: mësimet e marra dhe ballafaqimi me sfidat e reja“.

Përndryshe, sot në margjinat e konferencës, ministri Çavkov ka realizuar takime dypalëshe me Boshtjan Shefiq, sekretar shtetëror pranë Ministrisë për punë të brendshme të Sllovenisë, Dragan Mektiq, ministër për siguri i Bosnjë dhe Hercegovinës, ndërsa do të takohet edhe me Elona Gjebrea, zëvendësministre për punë të brendshme e Shqipërisë./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit: Pritje deri në 60 minuta në këtë pikë kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në...

Rizvanolli kërkon hetim për vdekjen tragjike të punëtorit të KEK-ut

Ministrja e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, ka reaguar pas vdekjes tragjike të punëtorit...

Tekstet shkollore ende pa çmime përfundimtare, Ministria u bën thirrje prindërve të presin

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që...