Sulmet në ‘kryeqytetin’ e Shtetit Islamik, Raqqa, është duke i organizuar një femër. Emri i saj është Rojta Felat, kurse ajo tashmë ka filluar një mision të rrezikshëm, duke qenë në krye të një ushtrie prej 15.000 njerëzve të armatosur.
Rojda është komandante e njësive demokratike siriane (SDF), që përbëhen nga fuqi të kombinuara të kurdëve dhe rebelëve sirianë që luftojnë kundër ISIS-it, transmeton Telegrafi.
Trajnimet dhe pajisjet ushtarake të SDF që sot numëron rreth 15.000 luftëtarë, i kanë siguruar Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre. Rojda tash e tri vite është në krye të kësaj njësie, dhe qëllimi i saj është çlirimi i Sirisë nga shtypja dhe terrori i ISIS-it.

“Brigada për çlirimin e Raqqa dhe njësia operative e kombinuar (CJTF) do të monitorojnë punën e SDF në çlirimin e qytetit. Kjo fushatë ka për qëllim parandalimin e sulmeve terroriste dhe të mbrojtjen e popullit tonë”, ka deklaruar Rojda për të përditshmen britanike The Independent.
Komandanten radikale Felat e kishin frymëzuar Bismarcku dhe Napoloni, por edhe Arin Merkin, një grua që hodhi vetën në erë vetëm dhe vetëm që të mos binte në duart e xhihadistëve, gjatë mbrojtjes së qytetit kurd Koban në vitin 2014.
Objektivi i saj kryesor është lufta kundër Shtetit Islamik, por Rojda nuk lufton vetëm kundër terrorizmit. Lufta e saj është e fokusuar edhe në përmirësimin e statusit të grave dhe të drejtave të tyre.



