PDK, e gatshme për riformatim substancial në Qeveri

PUBLIKUAR

Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme për riformatim  rrënjësor në Qeverisë, që nënkupton jo vetëm ndërrimin e emrave, por edhe reformë substanciale dhe programore, bëjnë të ditur burime të Telegrafit.

Sipas burimeve, reformë do të ketë në fushën e sundimit të ligjit, në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe në çështjet sociale.

Po ashtu , sipas burimeve të Telegrafit, PDK është e gatshme që të reduktojë numrin e ministrave në kabinetin qeveritar, nga 19 ministri në 11 sosh, nëse për këtë pajtohet LDK-ja.

Ndryshe, lidhur me këto çështje, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli pritet këtë javë të ketë takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”,...

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të...