“Dokufest”-i gjallëron Prizrenin (Foto)

PUBLIKUAR

timthumb

Fillimi i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe atij të metrazhit të shkurtër “Dokufest 2014”, që nisi mbrëmjen e së shtunës ka shtuar edhe më tepër ritmin e gjallërisë në qendrën jugore të Kosovës, të dytën për nga madhësia pas Prishtinës.

Prizreni jo që nuk ka shkëputur gjallërinë e nisur nga zgjedhjet qendrore të qershorit, që vazhdoi më pas me muajin e shenjtë mysliman të Ramazanit, që u pasua nga kthimi për pushime i bashkatdhetarëve, por tashmë ka rritur trendin e lëvizjeve nëpër qytet, jo vetëm gjatë tërë ditës, por deri në orët e vona të natës, kur drita dëbon terrin.

2-1408304170

Zona e parë e qytetit, në të cilën është përqendruar zhvillimi i festivalit përfshirë edhe Kinon e improvizuar me dërrasa rrëzë mureve të Kalasë, mbi Prizren, prej ku mund ta shijosh qytetin si në pëllëmbë të dorës, tashmë kanë shumë vizitorë, jo vetëm të jashtëm, por dhe ata nga vendi e Shqipëria. Këta janë njerëzit e artit, dashamirë të filmit, e pse jo edhe të vetë qytetit që shquhet për një histori, traditë, kulturë dhe tolerancë ndëretnike dhe ndërfetare.

Bashkërisht jetojnë shqiptarët dhe komunitetet pakicë turke, boshnjake dhe RAE, ndërsa në një hark prej 100 metrash, mu në qendër ndodhen tri objektete, që përfaqësojnë besimin mysliman, katolik dhe atij ortodoks.

Nita Deda, zëdhënëse e Festivalit, tha për “Zërin” se janë mbi 200 mysafirë, regjisorë, artistë, njerëz nga vende të ndryshme të botës, që do të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje.

8-1408304202

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...